Një 20 vjeçar amerikan është në koma pas 20 mijë pickimeve të “bletës vrasëse”, njoftoi sot familja e tij.
Austin Bellamy është në një ventilator dhe në koma të induktuar në Spitalin Universitar në Cincinnati, Ohio, raportoi stacioni televiziv lokal Fox 19.
Ai ishte duke krasitur një limon të premten në mëngjes, kur, pa e vënë re, preu një koshere të quajtur “bleta vrasëse”. Këto insekte, të quajtura edhe bletë të afrikane, janë shumë agresive.
Gëlltiti rreth 30 bletë
Bletët sulmuan edhe gjyshen dhe dajën e tij, të cilët ndodheshin aty pranë, ndaj nuk mund ta ndihmonin. I riu u pickua më shumë se 20,000 herë dhe gëlltiti rreth 30 bletë. Mjekët i nxorën bletët prej tij deri të dielën në mëngjes.
Mjekët besojnë se ai do të shërohet plotësisht, raportoi televizioni.