Dafina Zeqiri dhe ish-menaxheri saj kanë filluar një ‘luftë virtuale’ në rrjetet sociale.
Para dy ditësh, Drin Zatriqi ka bërë një postim në Facebook ku ka kritikuar yjet e estradës për ‘lotët e krokodillit”, pas rastit të përdhunimit të 11- vjeçares.
Veq ma hipokrita sidomos do të eatradës e mediat që sot po qesin lot krokodilli e para 3 vjete gojën se kanë qel për një rast nëse ju kujtohet që vet kolega i tyne e ka tregu në emisionin PRIVE!
U kanë një storje që ka ndodhë në Shëngjin, dhe u kanë shumë funny, tepër e fortë, në ekstrem. Kesh në dhomë në hotel shtrit me një shoqe (qesh), dhe pasi u çlodha me të (përsëri qesh) shkova në kuzhinë dhe veç kur pe një një piskamë të madhe, edhe po shkoj me këqyr çka u ba, kur pe shoh shokin tem tu dal prej dhomës, edhe tu ik prej saj, edhe ajo çika tu nga jashtë. Edhe pse ves shokun çka u bë, ai me tha me ka hetu kjo çika që s’u kanë me ty, se ma ka pa zingjirin e trashë në qafë, dhe e ka diktu që s’je ti. Tani pe ves unë këtë çikën he oj zemër çka u bë, ajo tha o nja i madh, i gjigant, me hyni në dhomë…”, ishte postimi i tij.
Kjo siç duket ka ndikuar tek Dafina e cila po të njëjtën ditë kishte zhvilluar një lidhje ‘live’ me ndjekësit duke u shfaqur e përlotur teksa fliste për ngjarjen e rëndë të 11 vjeçares.
Pas postimit të Zatriqit, Dafi ka reaguar sot në Twiter.
“Drin Zatriqi, mbylle gojën tënde të pistë. Ti je njeri ma zi se krejt çka i permene! Rrahës i grave! Abuser! Hajn! Mos t’folim për sene tjera! Ti mu m’ki percell, m’ki kërcënu e del knej e han M***”, shprehet këngëtarja.
Tutje Drini sërish i ka reaguar këngëtares me një postim në Facebook duke e përmendur edhe gjyqin.
“Dafina Zeqiri ma paska qendise nje tweet.
As nuk pe kuptoj bile pse… sidoqofte
E sfidoj per kete akuze!
Une pe pys publikisht me na e tregu me emer e mbiemer emrin e vajzes qe ajo mpaska akuzu…
Ose shihem n’gjyq
hajde duffy , tell us!”, shkroi Zatriqi.
Përndryshe, Drin Zatriqi ishte menaxheri i këngëtares shumë vite më parë.