Autoritetet kineze thanë se vunë më pranga 28 persona dhe nën hetim 15 zyrtarë, përfshirë policinë për korrupsion, më shumë se dy muaj pas një incidenti tronditës në të cilin një grup burrash sulmuan katër gra në një restorant në Tangshan, në veri-lindje të Kinës.
Burrat kryen sulmin fizik pasi gratë refuzuan përpjekjet e tyre të dukshme seksuale për t’u rënë në sy.
Pamjet e kamerave që qarkulluan në internet tregonin një burrë duke i vendosur dorën në shpinë një gruaje teksa ajo po hante me dy mikeshat e saj.
Pasi gruaja i tha të largohej, burri e goditi teksa të tjerët e tërhoqën zvarrë jashtë shoqet e saj dhe i dhanë një breshëri grushtash e shkelmash teksa ishin të shtrira në tokë.
Sulmi i dhunshëm ringjalli një debat të ashpër rreth dhunës ndaj grave në Kinë. Miliona veta në faqet e internetit të mediave sociale të Kinës e dënuan sulmin.
Për të parë videon klikoni këtu.