Një rrufe në Gramsh ka goditur një tufë me dele dhe për pasojë 165 krerë kanë ngordhur. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe fatmirësisht çobani ka shpëtuar për mrekulli.
Ky i fundit i quajtur Skënder Shuli duke folur për mediat, me lot në sy ka bërë apel për ndihmë nga qeveria, pasi thotë se familja e tij prej 6 anëtarësh kishte si burim të ardhurash gjedhët.
Sot rrufeja nuk goditi vetëm tufën time, por gjithë familjen.