Policia e Tiranës ka parandaluar një fatkeqësi mbrëmjen e sotme në Linzë, ku një vajzë kishte rrezikuar të mbytej në pishinë.
Shtetasja E.T 32 vjeç u raportua se ishte në gjendje të rëndë ndërkohë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftim policie
Më datë 22.08.2022, është marrë njoftim se në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, ishte mbytur një vajzë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar brenda në pishinë, shtetasen E. T., 25 vjeçe, në gjendje të rëndë, e cila ishte e shoqëruar nga shtetasi O. M., 32 vjeç.
Shtetasja E. T., pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga stafi i ambulancës, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.