E trishtë: 16-vjeçarja në Gjakovë dyshohet se është dhunuar seksualisht nga vjehrri i saj…

Një rast i rëndë ka ndodhur ditë më parë në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka dhunuar seksualisht nusen e djalit të tij.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar në Polici e mitura e shoqëruar nga nëna e saj, e cila është e martuar që një vit dhe e njëjta ka deklaruar se tash e një kohë ngacmohet seksualisht nga vjehrri i saj. Por ngacmimet u shndërruan në vepra, pasi që sipas saj, derisa nuk ndodhej askush në shtëpi, babai i burrit e ka dhunuar seksualisht.

Njësitet policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje për ta arrestuar personin e dyshuar, mirëpo ai nuk është gjetur ende.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *