Rilind Zeqiraj, 16-vjeçar, nuk arriti t’i përballojë plagëve të rënda që mori si pasojë e një aksidenti në trafik që ndodhi ditë më parë në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të familjarëve, ai ndërroi jetë të dielën në një spital në Gjermani, ku u dërgua për shërim.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Gllogjan në orën 17:00.