Dimal Basha për mos hapjen e Urës së Ibrit: Karabinierët mund të bëjnë “sallta” mbi të

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka shprehur qëndrimin e tij kritik ndaj pranisë së vazhdueshme të forcave të KFOR-it në Urën e Ibrit, duke e cilësuar si të panevojshme këtë mbikëqyrje, tani që situata është e qetë dhe ura është e sigurt, shkruan Insajderi.

Basha ka theksuar se Ura e Ibrit, e cila ndan qytetin e Mitrovicës, tani është e siguruar dhe e qarkullueshme për qytetarët nga të dyja anët, ndërsa dikur ishte nën mbikëqyrjen e grupeve të armatosura. 

Ai shprehu shqetësim për mungesën e arsyes që, sipas tij, qëndron pas ruajtjes së saj nga KFOR-i.

“Më herët ura është ruajtur nga organizatat terroriste, tash nuk ka më Brigada të Veriut. Nuk ka kërcënime për sigurinë, por nëse i pyesim ushtarët e KFOR-it se çfarë janë duke bërë këtu, ata vetëm përgjigjen ‘na kanë thënë’,” tha Basha në tëVë1. 

Ai nënvizoi se KFOR-i duhet të ketë një koordinim më të mirë me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare lidhur me këtë çështje.

“Në rregull, ata le të qëndrojnë aty edhe le të bëjnë sallta mbi urë, unë nuk jam duke thënë mos të bëjnë. Por, kur ura është e sigurt dhe nuk ka rrezik, nuk kemi nevojë për një prani të tillë,” theksoi deputeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *