Çarja e moçme e Kurtit me Grenellin, dy ekspertë ndërkombëtarë analizojnë se çfarë e pret Qeverinë

Tashmë zyrtarisht Donald Trump është presidenti i 47-të i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi e mposhti kandidaten demokrate, Kamala Harris. Në disa raste, mediume të ndryshme ndërkombëtare kanë shkruar se Richard Grenell do të mund të jetë pjesë e kabinetit të Trumpit në cilësinë e sekretarit të shtetit ose të këshilltarit të sigurisë kombëtare, dy funksione të rëndësishme në ShBA.

Natyrisht, në Kosovë është komentuar edhe pozitivisht, por edhe me një lloj frike (veçanërisht në kampin e afërt me pushtetit e tanishëm në Kosovë), mundësia që të rikthehet Grenell, i cili nuk kishte pasur marrëdhënie të mira me Albin Kurtin në vitin 2020. Madje, atëbotë raportohej se Kurti kishte refuzuar t’ia hapte telefonin Grenellit, që mbante pozitën e të dërguarit special të Trumpit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Tim Judah, autori i disa librave për Ballkanin Perëndimit dhe Kosovën, ka komentuar mundësinë e rikthimit të Grenellit në Shtëpinë e Bardhë. Duke folur për Administratën e ardhme Trump, Judah ka thënë se nuk mendon që “Trump ka menduar ndonjëherë për Ballkanin”, duke shtuar se ka nejrëz përreth tij, “si Richard Grenell, të cilët sigurisht se kanë menduar për Ballkanin”.

Duke folur për Radio Evropën e Lirë, Judah ka vlerësuar se nëse rikhehet Grenell, atëherë “ka arsye për t’u shqetësuar, veçanërisht për Qeverinë në Prishtinë”.

Ajo që do të ndodhë, varet nga ata që do të emërohen në detyra të caktuara. Për shembull, a do të kthehet Richard Grennell, i cili luajti një rol të rëndësishëm më parë? A do të jetë sërish me ndikim? Në atë rast, mendoj se ndoshta ka arsye për t’u shqetësuar, veçanërisht për Qeverinë në Prishtinë.

Nëse e pyesni Trumpin sot, cilat janë prioritetet tuaja në Ballkan, mendoj se ai ndoshta nuk do të kishte ide, ndoshta do të kishte vështirësi edhe për ta gjetur Ballkanin në hartë, pra, nuk mendoj se Ballkani është në listën e çështjeve të tij kryesore. Megjithatë, ai duhet të emërojë persona që do të hartojnë politika dhe të merren me pjesën tjetër të botës. Le të shohim se kë do ta caktojë” – ka thënë Judah. 

Në të njëjtën linjë të argumentimit është edhe Aidan Hehir, profesor nga Ëestminster University në Londër. Në një intervistë për Tëvë 1, Hehir ka vlerësuar se nëse Grenell rikthehet në ndonjë funskion të rëndësishmë në Administratën Trump II, atëherë “do të jetë shumë e vështirë për Kosovën për të lëvizur përpara”.

“Nëse ai merr ndonjë pozitë të rëndësishme në këtë administratë, atëherë do të jetë shumë e vështirë për Kosovën për të lëvizur përpara– ka thënë Hehir.

Sjelli ndër mend që pasi ishte rrëzuar nga pushteti në vitin 2020, Kurti kishte pasur disa deklarata goxha kritikuese ndaj Grenellit. Në mediume të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë The Guardian e Foreign Policy, Kurti kishte akuzuar Grenellin se e kishte rrëzuar nga pushteti. 

Ndonëse kësaj radhe nuk bëri video në mbështetje të Harrisit, Kurti ishte deklaruar se Evropa ishte në ankth për mundësinë e rikthimit të Trumpit. Pasi fitoi zgjedhjet e pesë nëntorit, Kurti ia uroi në “X”, duke shkruar se mezi priste të bashkëpunonte me Trumpin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *