Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Real Madridit dhe Bayern Munichut e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Rezultati pas 45 minutave është ai i fillimit, 0:0.
Rasti më i mirë ishte pa dyshim për madrilenët, kur Vinicius Junior goditi shtyllën, teksa nga topi i kthyer Rodrygo nuk shënon, me Neuer që bëri një super pritje.
Edhe Bayerni në anën tjetër pati disa raste të mira shënimi, megjithatë gjithçka mbetet të vendoset në fraksionin e dytë.
Kujtojmë se ndeshja e parë kishte përfunduar baraz, 2:2.