Lajm i mirë për kuqezinjtë, kthehet edhe Ismajli

Mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli është paraqitur për herë të parë të dielën për Empolin pas gjashtë ndeshjeve pauzë shkaku lëndimit.

Ai u lëndua në mars në ndeshjen ndaj Milanit, ndërsa luajti deri në fund të takimit për Empolin që barazoi pa gola kundër Frosinones, në kuadër të javës së 35-të të Serie A.

Ismajli ishte ndër më të mirët tek Empoli. Stiven Shpendi mbeti në stol. Për Frosinonen luajtën Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviq.

Ky i fundit u inkuadrua në minutën e 92-të, kurse Çuni luajti nga minutën e 73-të.  Empoli zë vendin e 17-të me 32 pikë sa ka edhe Frosinone një vend më lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *