Dy yjet e muzikës shqiptare, Donjeta Morina dhe Ardi Gashi, kanë lansuar projektin e tyre të përbashkët, ‘Për Dashni’, i cili ka arritur të thyjë pritshmëritë dhe të bëhet virale në rrjetet sociale, shkruan Neutral Bizz.
Kënga, e cila është shoqëruar me një videoklip tërheqës, ka tërhequr vëmendjen masive duke arritur më shumë se 2 milion klikime, projekt ky i publikuar para pak ditësh.
Miliona këto që tregojnë një sukses të jashtëzakonshëm dhe një “vulë” se kjo këngë tashmë është “hiti i verës”.
Prodhuesi i njohur Bini Diez, i cili ka qenë pas disa prej hiteve më të mëdha shqiptare, ka drejtuar prodhimin e kësaj kënge, duke shtuar një vlerë të shtuar në kualitetin dhe impaktin e saj në skenën muzikore.
Ky hit është bërë viral në të gjitha platformat duke krijuar video me përmbajtje interesante ku në sfond padyshim nuk mungon zëri i Donjetës dhe Ardit.
Kujtojmë se Donjeta është pothuajse gati të lansojë albumin e saj të ri, ku pritet të jetë një ngjyrim tjetër në estradën shqiptare/ Neutral Bizz