Trajneri i Prishtinës, Egbo: Do të ishte turp po të mos dija shqip, për mua janë njëjtë Kosova dhe Shqipëria

Trajneri nigerian i Prishtinës, Emmanuel Egbo ka folur për futbollin e Kosovës dhe Shqipërisë e ndër të tjerash edhe rreth mësimit të gjuhës shqipe.

“Kam 22 vjet në Shqipëri, po të mos dija shqip do të ishte turp. Gjuhën shqipe e mësova në Shqipëri për tre muaj, me një mësues privat. Për mua nuk ishte e vështirë ta mësoja. Tingëllon njësoj si dialektet në Nigeri”, u shpreh Egbo në T7.

Ai tha se kultura dhe jeta familjare nuk bën shumë dallim me jetën dhe kulturën në Nigeri.

50-vjeçari gjithashtu tha se për të është njëjtë si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, duke theksuar se të dy vendet e kanë gjuhën e njëjtë dhe se janë një komb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *