Austri: Dënohet me 15 vjet burgim kosovari pasi goditi 42 herë me thikë ish të dashurën

Një burrë nga Kosova ishte arrestuar në tetor të vitit të kaluar në Austri.

Ai akuzohet se e ka goditur 42 herë me thikë ish të dashurën e tij nga Maqedonia e Veriut.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Vjenë, duke i shkaktuar viktimës plagë tejet serioze, por fatmirësisht jo fatale për të.

40 vjeçari, sot u dënua me 15 vjet burgim, shkruajnë mediat austriake.

Kosovari deklaroi sot para trupit gjykues deklaroi se “nuk kishte qëllim për ta vrarë por vetëm për ta frikësuar”.

Para se të kryente aktin e tmerrshëm, burri i kishte dërguar një mesazh ish të dashurës.

“Nuk do të jetosh për të parë ditëlindjen tënde më 5 nëntor. Vëllai juaj do të vendosë lule në varrin tënd”, ishte mesazhi që supozohet që autori i sulmit i kishte dërguar viktimës.

Gruaja e cila kaloi këtë sulm të tmerrshëm, ka deklaruar në gjykatë se prej atij momenti ajo nuk guxon të dalë më vetëm nga shtëpia, dhe ka probleme me gjumin.

Raportohet se në ditën kritike 40 vjeçari nga Kosova, e kishte goditur disa herë me thikë në qafë dhe në fytyrë, por kur është thyer tehu, ai e ka qëlluar me kaçavidë.

Të dy raportohet se ishin njoftuar në vitin 2021 përmes Facebookut.

Gruaja (viktima) e dinte se ai ishte i martuar dhe do të kishte rënë në dashuri me të pavarësisht.

Ndërsa sulmuesi (burri nga Kosova) i kishte premtuar asaj vazhdimisht se do të linte gruan e tij për të vazhduar më të.

Për shkak se kjo nuk ndodhi kurrë, shqiptarja me origjinë nga Maqedonia e Veriut i dha fund lidhjes, të cilën ai nuk e përballoi dot.

I pandehuri ka pohuar se ish e dashura e tij është bërë xheloze dhe ka kontaktuar me gruan e tij.

“Ajo donte të shkatërronte familjen time”, i tha burri kryetarit të trupit gjykues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *