Profesori i akuzuar nga studentet për ngacmime seksuale mohon gjithçka para Këshillit të Etikës

Këshilli i Etikës është duke e mbajtur seancën e pestë ku po dëshmon për herë të dytë profesori në Fakultetin e Edukimit, Xhevat Krasniqi, i cili po akuzohet nga studentet për ngacmim seksual.

Në seancë të pranishëm janë edhe gazetarët, mirëpo nuk po lejohet xhirimi.

Gazetarja e T7, Vlerë Emini, po qëndron në vendin e ngjarjes dhe ka dhënë detaje rreth dëshmisë së Krasniqit.

Ai ka mohuar akuzat e studenteve për ngacmim seksual.

“Gjëra të tilla nuk bëhen nga ana ime”, ka thënë ai.

Krasniqi ka shtuar se “shprehjet janë shtrembëruar , nuk janë siç thonë studentet”.

“Shprehjet komplimentuese janë shpifje”, ka thënë Krasniqi gjatë seancës së sotme.

Ai ka deklaruar se gjithmonë u ka dhënë mundësi për provime studenteve.

“Si mund të hakmerrem unë ndaj studenteve, kur gjithmonë ja u kam dhënë mundësinë për provime, nëse shkoni në fakultete tjera nuk janë këto mundësi.”

“Asnjëherë nuk i kam detyru asgjë, akuza të mëdha kundër meje”, ka thënë Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *