Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është shpall në kërkim policor pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht një femër.
Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje” dhe shkon nën hetimet.
“Më datën 21.04.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor. I dyshuari gjendet në kërkim policor, ndërsa rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.