Kurti për votimin e suksesshëm në Asamble: Jemi një hap më afër dhe vetëm një larg

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në lidhje me votimin e suksesshëm në Asamblen Parlamentare të Këshillit të Evropës, aty ku u votua pro anëtarësimit të Kosovës në Këshill.

Kurti ka shkruar se jemi një hap më afër dhe vetëm një hap larg, që të bëhemi anëtar.

Njoftimi i plotë:

Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë.

Nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut.

Faleminderit të gjithëve. Urime të gjithëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *