Albion Rrahmani po vazhdon të jetë në radarin e shumë klubeve të Evropës.
Sipas mediave portugeze e rumune, Benfica e Lizbonës është e interesuar për shërbimet e sulmuesit kosovar.
Albion Rrahmani është lojtari më në formë i Rapid Bukureshtit, duke shënuar 13 gola në vetëm 15 ndeshje në Superligën e Rumanisë.
Potencialin e Rrahmanit e ka nuhatur edhe Rui Costa, legjenda e futbollit portugez, i cili është edhe president i klubit të Benficas, dhe kështu e ka futur në listën e transferimeve të tij.
Skautët e Benficas ishin prezent në ndeshjes e Rapidit ndaj Steaua e Bukureshtit, në të cilën Rrahmani shënoi dy gola e dhuroi një asist.
Presidenti i Rapidit, Dan Sucu ka thënë se nuk do ta pengojnë Rrahmanin që të largohet nga klubi, në rast se një ofertë e mirë vjen për të.
Klubi rumun i ka bërë me dije atij portugez se çmimi që ata kërkojnë për Rrahmanin sillet rreth 8 milionë euro.
Kështu, Rrahmani do të bëhej lojtari më i shtrenjtë i shitur nga klubi kryeqytetas.
Sulmuesi 23-vjeçar u transferua në Rumani nga skuadra e Ballkanit për shumën e 600 mijë eurove, si transferi më i madh që ka dalur nga Kosova.