“Prishtina Parking” është duke vijuar punën në lirimin e hapësirave të parkingut edhe për personat me aftësi të kufizuara.
Në njoftimin e “Prishtina Parking” thuhet se qasja përmes hapësirave për parkim në infrastrukturë dhe shërbime të ndryshme për përdoruesit e karrocave do të mbetet objektivë parësore për kompaninë.
Një gjëje të tillë i është gëzuar edhe klubi Kpb Karrocat e Kaltërta.
Sipas tyre, kjo është hera e parë që nga paslufta që ndjehen të barabartë.
“Faleminderit Prishtina Parking.”
Për herë të parë që nga paslufta jemi ndjerë të lirë dhe të barabartë me të gjithë qytetarët e Prishtinës.
Vërtet është bërë një punë shumë e madhe për të siguruar qasje për persona me aftësi të kufizuar” thonë ata.