Për një javë, mbi 700 vetura në veri i konvertuan targat në RKS

Që nga 1 nëntori, 733 vetura me targa ilegale në veri të Kosovës janë konvertuar në RKS.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai ka shtuar se të martën deri në orën 12:00 janë konvertuar 88 vetura.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.

Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *