Dritan Rexhepi, i njohur si “mbreti” shqiptar i kokainës, është arrestuar mëngjesin e sotmë në Stamboll.
Ministri i brendshëm turk, Ali Yerlikaya, njoftoi se kreu i organizatës së drogës “Kompania Bello”, Dritan Rexhepi u arrestua pas operacionit të koduar “Kartel”, në Stamboll.
Yerlikaya tha se u konstatua që Rexhepi hyri në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.