Ende ka mbetje të Ushtrisë së Serbisë në Koshare, çizme, helmeta dhe pajisje të tjera

U bënë 24 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.

Kaluan kaq shumë vite por si duket historia e shënuar në Koshare dhe gjaku i derdhur, nuk do të fshihen asnjëherë sepse së fundmi nga disa fotografi të publikuara në facebook, shihet se ka ende mbetje të Ushtrisë Serbe, çizme, helmeta dhe pajisje të tjera, raporton Neutral.al.

Pamjet nga Kosharja:

Kujtojmë që, në këtë betejë vitit 1999, përgjatë dy muajvë kanë rënë dëshmorë 114 luftëtarë të UÇK-së dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Neutral.al.

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në Kosovë.

/Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *