Zyra Ndërlidhëse e Rusisë në Kosovë, si duket e ka bërë zgjedhjen në lidhje me furnizimin me derivate për veturat e saj.
Gjatë ditës së sotme, para zyrave është parë një cisternë nga pompa e derivateve “EXFIS” e cila dyshohet që zyra ruse po furnizohet fshehurazi me derivate.
Zyra Ndërlidhëse Ruse gjendet në lagjen Dragodan të Prishtinës që nga viti 2005, kur u përurua nga ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov.
Për diplomatët rusë që punojnë brenda, zyrtarët policorë të Kosovës përkujdesen për sigurinë e tyre.