Po kërkohej nga Interpoli, arrestohet një serb në Kosovë

Njësiti FAST i Policisë së Kosovës ka arrestuar një shtetas serb, i kërkuar nga INTERPOLI për veprën penale korrupsion.

Sipas njoftimit, i arrestuari me inicialet A.B., është i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për vuajtje dënimi prej 3 vjet e 4 muaj burgim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendër të mbajtjes për 48 orë, e për rastin u tha se do të ndërmerren masat e tjera.

“I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në qendër të mbajtjes për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *