Në ndeshjen e xhiros së 14-të të Premierligës së Bosnjë-Hercegovinës, Velezh e mposhti Zrinjskin me rezultat 3:0.
Por, rezultati mbeti në plan të dytë për shkak të incidenteve të shumta që shënuan, ndeshja u ndërpre tre herë.
Herën e parë për shkak të konfliktit mes tifozëve të Zrinjskit dhe stjuardëve dhe policisë, herën e dytë për shkak të banderolave fyese të tifozëve vendas dhe herën e tretë për shkak të gjuajtjes së fishekzjarrëve nga tribuna.
Ishte vetëm për fat që asnjë tragjedi nuk ndodhi gjatë shfaqjes së fishekzjarreve.
Gjegjësisht, njëra nga raketat e lëshuara ka fluturuar në fushë dhe për pak ka goditur futbollistin e Zrinjskit, Tomislav Kish.