Osmani thotë se policët e rënë janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt

Presidentja Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Enver Zymerin, dhe të gjithë policët e rënë në detyrë.

“Trembëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymeri ra në krye të detyrës në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht”, u shpreh ajo.

“Guximi, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij dhe kolegëve të rënë në detyrë janë shembulli i shërbimit dhe sakrificës për atdhe. Trashëgimia e tyre është testament i ndershmërisë, qëndrueshmërisë dhe patriotizmit”, shtoi Osmani.

“Në këtë ditë, i kujtojmë edhe të gjithë policët e rënë në krye të detyrës që nga themelimi i Policisë së Kosovës”.

Osmani tha se policët e rënë janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt për të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *