Nga nesër të gjithë autobusët e “Trafikut Urban” do të pajisen me Wi-Fi.
Kështu ka bërë të ditur “Trafiku Urban” përmes një postimi ne llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.
Me lëshimin e Wi-Fi do të u mundësohet udhëtarëve të shfrytëzojnë falas shërbimet e internetit, njofton faqja.
“’Trafiku Urban’ mbetet i përkushtuar në zgjerimin e shërbimeve dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve”.