Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, njofton se Rusia ka nisur sulm hibrid ndaj Kosovës.
Kjo është bërë pas njoftimit të Kosovës për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, thotë ajo.Ministraj thotë se Kosova e di nga gjenocidi i Serbisë se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin.
Rusia po sulmon Kosovën në një sulm hibrid sot, pas njoftimit tonë për mbështetje në pajisje ushtarake për Ukrainën në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë kundër Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, shkruan Gërvalla.