Radio Evropa e Lirë ka raportuar rreth përmbajtjes së Raportit të Progresit për Kosovën, raport ky i cili pritet të publikohet këtë të mërkure, e ku mes tjerash i kërkohet “urgjentisht” Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë Marrëvshjen Bazë për normalizim të marrëdhënieve të arritur në shkurt dhe mars të këtij viti.
Kosovës i kërkohet që të themelojë Asocaicionin e Komunave të banuara me shumicë serbe sipas Statutit të ofruar më 21 tetor nga “pesëshja” e emisarëve; Statut ky i cili është pranuar dhe lavdëruar si i shkruar “në përputhje me Kushtetutën e Kosovës” por që ende s’e ka parë publiku përveç qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nga Kosova pritet ta nisë procesin i cili çon deri te themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe bazuar në propozimin evropian, i cili u propozua para palëve me 21 tetor 2023, dhe nga Serbia kërkohet ta mbështesë këtë proces dhe paralelisht ta fillojë përmbushjen e obligimeve të veta kyçe nga Marrëveshja“, paralajmëron raporti, i cili bën thirrje që ‘formalitetet, përfshirë edhe ato që lidhen me miratimin, nuk duhet të jenë pengesa në rrugën e progresit në zbatimit’”.