Kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka lëshuar raportin e fundit për vendkalimet kufitare.

Sipas informacioneve të publikuara, gjendja në pikat kufitare raportohet të jetë e qetë dhe deri më tani nuk ka pasur raportime për kolona të mëdha.


Hyrja dhe dalja nga territori i Kosovës mund të kryhet në kohë shumë të shkurtër, rreth tre deri në pesë minuta.

Gjatë këtyre ditëve, pika kufitare më e ngarkuar ka qenë te Dheu i Bardhë, ku qytetarët kanë pritur deri në dy orë për të hyrë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *