221 mijë e 500 euro janë të hyrat në skijimin kosovar nga marrëveshjet e sponsorizimit, të realizuara gjatë vitit 2023. Derisa llogaritet se në Kosovë janë mbi dhjetë klube të skijimit, nga Ligji për Sponsorizime kanë përfituar vetëm tri klube. Në listën zyrtare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nuk ka të evidentuar ndonjë marrëveshje në emër të Federatës së Skijimit të Kosovës.
Prej ligjit për sponsorizime, sipas listës zytare, kanë përfituar klubet Prishtina, Pro One dhe Priski. Hisen më të madhe e mori klubi Prishtina – plot 166 mijë e 500 euro.
Skijimi vlerësohet sport i shtrenjtë, por megjithatë të hyrat prej 166 mijë e 500 eurove janë goxha të majme për një klub të vetëm. Dhe koncentrimi i të hyrave në vetëm tri klube është prej arsyeve që vlerësohet se ligji për sponsorizime duhet të ndryshojë e të plotësohet. Mjafton që drejtues të klubeve të kenë afërsi me kompani të ndryshme për të siguruar të hyrat e majme. Ndërkohë, klubet që nuk kanë afërsi me biznese, apo edhe nuk e kanë gjithë dokumentacionin në rregull për arsye të ndryshme, mbesin pa të hyra prej sponsorizimit. Në këtë formë kanë mbetur shumica e klubeve të skijimit në vend.
Nga marrëveshjet e sponsorizimit vjet në sport kanë përfunduar 15 milionë e 674 mijë euro, sipas publikimit zyrtar të MKRS-së. Në futboll shkuan 6 milionë euro, në basketboll 5,8 milionë, në volejboll mbi 1 milion, në hendboll mbi 750 mijë, në autosporte 752 mijë, në skitari 221 mijë e 500 euro, në xhudo 180 mijë e 500 euro, në not 131 mijë, në tenis 122 mijë, në pingpong 100 mijë, ndërsa në gjitha sportet tjera 911 mijë.
në skitari, të hyrat e mëdha të koncentruara në pak klube janë edhe në sportet tjera.
Në not, për shembull, prej 131 mijë eurove gjithsej, 100 mijë kanë shkuar vetëm në dy klube.
Klubi i notit STEP nga marrëveshjet e sponsorizimit ka përfituar 60 mijë euro. Klubi Zenit e kishte vetëm një marrëveshje, por në vlerën e 40 mijë eurove.
Në pingpong, më së shumti ligjin për sponsorizime e ka shfrytëzuar klubi Priping, që realizoi të hyra prej 47 mijë e 300 euro, sipas të dhënave zyrtare.
Klubet e automobilizmit e kanë shfrytëzuar po ashtu goxha mirë ligjin për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Klubi nga Prizreni ka realizuar të hyra prej 95 mijë e 500 euro. 75 mijë e 300 euro janë të hyra e një organizate tjetër të automobilizmit, ndërsa një klub prishtinas i ka realizuar të ardhurat prej 68 mijë e 500 euro.
Kanë përfituar edhe klubet e aeronautikës. Për shembull, aeroklubi “Ballonat e Sahit Ukës” realizoi dy marrëveshje sponsorizimi me vlerën e 20 mijë eurove.
Klubet e atletikës nuk janë shquar për të hyrat nga sponsorizimi. Ato vuajnë edhe për shtigje e shumë gjëra, por edhe për para. Kjo megjithatë nuk vlenë për klubin Kalajaqë e kishte një marrëveshje, por të majme. Ky klub, sipas të dhënave zyrtare, ka përfituar 24 mijë e 300 euro.
Nuk është ndonjë shifër nëse krahasohet me atë prej 90 mijë eurove që i mori klubi i arteve marciale, Imperium. Ky klub i ka vetëm dy marrëveshje, por njërën prej 20 mijë eurove e njërën prej 70 mijë eurove.
30 mijë shkuan për klubin e kajakimit “Egër”, 20 mijë për shkollën e basketbollit “Therandabasket”, mbi 58 mijë për shoqërina bjeshkatare Prishtina, e kështu me radhë.
Shifra të majme marrë për bazë se sa prej tyre përfundojnë te sportistët, e po ashtu se sa sportistë e kanë klubet në fjalë. Dhe kjo e bën të domosdoshme kontrollimin e detajuar se ku në të vërtetë përfundojnë paratë e sponsorizimit.
Të hyrat nga sponsorizimi të disa prej klubeve sportive
Skijim
Prishtina: 166,500 euro
Pro One: 33,000
Priski: 22,000
Pingpong
Priping: 47,300
Not
STEP: 60,000
Zenit: 40,000
Autosporte
Prishtina DTM: 15,000
Karting Klubi Prishtina Racing Team Prishtina: 68,500
Ferizaj: 30,000
Prizreni D&G: 95,500
Auto Moto Klubi i Kosoves: 75,300
Eurogoma Racing Team: 35,000
Aeronautikë
Aeroklubi Balonat e Sahit Ukës: 20,000
Atletikë
Kalaja: 24,300
Arte Marciale
Imperium: 90,000
Shkollë basketbolli
Therandabasket: 20,000
Kajakim
Egër: 30,000
Bjeshkatari
Shoqëria Bjeshkatare Prishtina: 58,550