Mbrëmë, Kombëtarja e Kosovës mësoi kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve.
Në shortin që u hodh në Paris, “Dardanët” u pozicionuan në Grupin 2 të Ligës C, së bashku me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e ndeshjes mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.
Kosova do ta hap edicionin e ri të Ligës së Kombeve të premten e 6 shtatorit, ku si vendase do të zhvillojë ndeshje kundër Rumanisë.
Tani është publikuar edhe orari i plotë i Kosovës në Ligën e Kombeve, dhe atë e gjeni më poshtë.
E premte, 6 shtator 2024, ora 20:45
Kosovë – Rumani
E hënë, 9 shtator 2024, 20:45
Qipro – Kosovë
E shtunë, 12 tetor 2024, ora 15:00
Lituani/Gjibraltar – Kosovë
E martë, 15 tetor 2024, 20:45
Kosovë – Qipro
E premte, 15 nëntor 2024, ora 20:45
Rumani – Kosovë
E hënë, 18 nëntor 2024, ora 20:45
Kosovë – Lituani/Gjibraltar