Meri Shehu ka qenë banorja e fundit që u largua nga Big Brother VIP Albania 3.
Pas daljes, astrologia duket se ishte shumë e revololtuar me komentet në rrjete sociale për të.
E ftuar në studion e ‘Fan Club’, ajo tha se për herë të parë në jetën e saj në 20 vite që punon në televizion nuk kishte dëgjuar komente kaq të pështira.
“Të gjithë gazetarët që mua më përmendin Gazin në mënyrë të mirë ose në mënyrë shumë ordinere, me atë çfarë kam dëgjuar dhe që prisnin që unë të bëja seks me Gazin, them që për herë të parë në jetën time në 20 vite që punoj në televizion nuk kisha dëgjuar një gjë kaq të pështirë, kaq të keqe dhe kaq ordinere”, u shpreh ajo.
“Këta janë gazetarë që kanë folur nëpër media dhe uroj që përfundimisht media shqiptare të pastrohet nga llumi dhe nga njerëz që nuk kanë të bëjnë me gazetarinë, me portalet e vërteta dhe me televizionin e vërtetë. Gazi ka jetën e vet, ka jetën e vet dhe unë kam familjen time, aty ishte një lojë dhe ne ishim pjesë e një loje dhe natyrisht mund të diskutonim vetëm me njëri-tjetrin se nuk kishim njerëz të tjerë”, tha më tej Meri.
Shehu në ndërkohë e ka përmendur disa herë largimin e saj nga Big Brother, si arsye se ka lënë shumë punë jashtë.
Ajo u eliminua në mbrëmjen e djeshme, teksa ishte në nominim me Gazin dhe Ilnisën.