Kërcënim për vrasje, ish-Miss Kosova denoncon ish-burrin

Ish-miss Kosova, Drenusha Latifi, e ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh në Policinë e Kosovës.

Latifi ka raportuar në polici se ish-bashkëshorti vazhdimisht e shqetëson dhe e përcjell nga mbrapa, duke ngjallur tek ajo frikë dhe shqetësim.

Bazuar në dëshminë e 38-vjeçares, Kardesh e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do ta vrasë, gjë që ka shkaktuar shqetësime të mëdha tek ajo dhe për këtë është detyruar të kërkojë edhe ndihmë mjekësore.

Sinajli raporton se i dyshuari Atilla Kardesh është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Atilla Kardesh’it iu është caktuar masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *