Momenti kur JLo-së i i bie një tufë flokësh nga koka gjatë performancës

Këngëtarja Jennifer Lopez, ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale dhe këtë herë nuk është martesa e saj e shumëpërfolur me Ben Affleck, apo ndonjë paraqitje që ka bërë.

Ylli i muzikës dha një shfaqje mbresëlënëse në “Saturday Night Live”, derisa ndodhi një incident i papritur që edhe pse nuk zgjati shumë, u riprodhua në mediat ndërkombëtare.

Lopez ishte duke performuar këngën e saj të re “Can’t Get Enough” dhe duke kërcyer me grupin e saj në skenë kur një fije e flokëve të saj i ra nga koka.

Kamerat e emisionit kanë regjistruar skenën kur JLo kërcen dhe një tufë flokësh i qëndron në njërën nga duart.

Lopez përpiqet ta heqë atë dhe të rifillojë kërcimin.

Ky moment i veçantë është bërë viral në internet orët e fundit, pasi është ripublikuar nga disa persona, kryesisht përmes platformës “X”.

VIDEO:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *