Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar është duke zhvilluar një aksion policor në rajonin e Prishtinës, për kapjen e personave të përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të fajdes, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, deri më tani janë arrestuar katër persona të dyshuar për këtë vepër penale.
Në këtë aksion, janë duke marrë pjesë njësi të shumta.