Mbi 9 orë pritje për të dalë nga Merdare, kaq janë pritjet në pikat tjera kufitare

Pritjet për të dalë nga pika kufitare në Merdare, kanë shkuar mbi nëntë orë. Ndërkaq, për të hyrë në këtë pikë ato zgjasin rreth pesë minuta.

Kjo u bë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Pritje deri në katër orë ka në Mutivodë, ndërsa në Bërnjak deri në 1 orë e 20 minuta.

Ndërsa, tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 40 minuta.

Kolona në Merdarë është 3 mijë e 500 metra, në Mutivodë 500-600 metra, ndërsa të Dheu i Bardhë kolona është 300 metra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *