Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare, kirurgia e parë shqiptare, Xhika Leku.
Leku punoi në Spitalin e Mitrovicës për plot 37 vjet deri në pensionimin e saj, mirëpo punën e kirurges e vazhdoi edhe pas pensionimit.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i të ndjerës, Dr.Vehbi Leku, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook.