Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orët e para të mbrëmjes gjuajti me armë një person, të cilin e la të vdekur në rrugën “B” në Prishtinë.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një shtetas së Kosovës me inicialet K. K.
Postimi i plotë:
Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës në bashkëpunim edhe me policinë e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për rastin vrasje e rëndë në tentativë të ndodhur më datë 17.02.2024 rreth orës 19:45, në rrugën “B” në Prishtinë.
Arrestimi i të dyshuarit;
- K, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.
Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë në Tentativë.
I njëjti me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.