Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se nuk ka kompani private në Kosovë që s’ka mungesë të punonjësve të kualifikuar, e sipas tij, punëtorë të pakualifikuar ka ende.
Ai ka deklaruar në Konfront të KTV-së të enjten se zëvendësimi i punëtorëve shqiptarë me ata nga Bangladeshi është i pamundur pasi sipas tij, “vetëm do të krijohen humbje më të mëdha”.
“S’ka kompani në Kosovë që s’ka mungesë të punonjësve të kualifikuar, pasi të pakualifikuar ka ende. Nëse dikush mendon se do të bëhet zëvendësimi me punëtorë të Bangladeshit, vetëm do te krijojnë humbje më të mëdha…Ata po vijnë me një shumë 1000 euro si punëtor fizik”, ka thënë Azemi.
Sipas Azemit, Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat është nën presion të shoqatave sindikale për t’u futur në grevë për të kërkuar kushte më të mira të punës.
Azemi ka theksuar se punëtorët teknikë janë të mllefosur nga kushtet e punës, derisa shtoi se mund të ketë edhe veprime sindikale nga ta.