Presidenti i FIFA-s kujton vizitën e tij në Kosovë të para një viti: Shtet që e do futbollin

Presidenti i FIFA-s, Giovanni Infantino në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram” ka postuar disa fotografi nga vizita e tij në Kosovë, të cilën e kishte realizuar një vit më parë.

I pari i futbollit në botë tha se nga kjo vizitë ka kujtime të mira, teksa e quajti Kosovën si një shtet që e do futbollin.

Ai gjithashtu tregoi se në këtë vizitë gjatë takimeve të zhvilluara kishte diskutuar disa tema me Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, Agim Ademin, Hajrulla Çekun e Përparim Ramën.

“Unë kam kujtime të mira nga vizita në shtetin që e do futbollin, Kosovën sot një vit më parë. Kishte shumë diskutime pozitive rreth një sërë temash me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin Albin Kurti, presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama”, ka shkruar Infantino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *