Policia e Kosovës në raportin e tyre ditor kanë njoftuar për vdekjen e një personi në qytetin e Ferizajit.
Viktima ishte gjetur pa shenja jete dhe në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore ku dhe kanë konstatuar vdekjen, shkruan lajmi.net.
“Ferizaj, 28.04.2024 – 09:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësorë i emergjencës, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Trupi i pajetë i viktimës pas shikimit të vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit ju ka liruar familjarëve për ceremoni mortore” thuhet në raportin e policisë.