50 vjet karrierë, Çeku takon Shkurte Fejzën: Ta shënojmë sa më dinjitetshëm gjysmë shekulli karrierë në muzikën popullore

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ditën e sotme është takuar me artisten e njohur shqiptare, Shkurte Fejza.

Ai shkroi se në vitin që vjen pra viti 2024, Fejza mbush gjysmë shekulli karrierë në muzikën popullore.

Gjithashtu shtoi se kanë diskutuar për bashkëpunim në mënyrë që ta shënojnë sa më dinjitetshëm 50 vjetorin e karrierës së saj.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“E madhja e skenës muzikore shqiptare, Shkurte Fejza, vitin që vjen mbush 50 vjet karrierë e kontribut në muzikën popullore.

Pata nderin e veçantë ta takoj në zyrën time ku diskutuam për bashkëpunimin që na pret për ta shënuar sa më dinjitetshëm gjysmë shekulli veprimtari muzikore dhe atdhetare.I urova shëndet, jetë të gjatë dhe vazhdimësi të punës artistike”, shkroi Çeku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *