Yjet nga të gjitha fushat e artit ishin mbledhur mbrëmë në Beverly Hills për të marrë pjesë në ditëlindjen e 49 të aktorit Leonardo DiCaprio.
Midis të famshmëve në festë ishin yjet e House of Gucci, Lady Gaga, Salma Hayek, Chris Rock, Olivia Wilde, Beyonce dhe Jay-Z, Kate Beckinsale, Rita Ora, Zoe Saldana dhe Snoop Dogg.
Leonardo arriti të shmangte aparatin e paparacëve, por sipas burimeve nga brenda festës ai qëndroi përgjatë gjithë mbrëmjes me të dashurën e tij Vittoria Ceretti, 25 vjeçe.