“Turp, ti ki aktgjykim për burg”, “Ai është për trafikim”: Pal Lekaj e Kusari-Lila ‘hahen’ në Komision

Mbledhja e Komisionit për Ekonomi e Industri është shoqëruar me përplasje të ashpër mes Pal Lekajt dhe Mimoza Kusari-Lilës.

Deputeti Lekaj e përmendi arrestimin e kryeshefit të KRU Gjakova, Hasan Krasniqit, për trafikim me njerëzv.

“Sa i përket deklaratave të kolegëve, KRU ‘Gjakova’ ka qenë shembull, ju e keni ndërru e keni sjellë njeriun politik”, tha Lekaj, ndaj të cilit reagoi shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“Mos hyn në punë të Gjykatës je duke fol për krejt sektorin e ujërave. Qe çka sjellë në tavolinë, turp duhesh me pas, ke aktgjykim për burg”, u shpreh Kusari-Lila.

“Ai është në burg”, tha Lekaj për drejtorin e KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi.

“Ai është i arrestuar”, ia kthehu sërish Kusari-Lila.

“Nuk jam për trafikim, prej Interpolit që ka e keni sjellë ju personalisht. Ti, ndikimi politik nuk keni lënë fjalë pa shpif. Keni ardhë me mashtrime dhe kokulur keni me shku”, tha Lekaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *