Rohde: Bojkoti i kërkuar nga Lista Serbe për zgjedhjet në veri, për “keqardhje dhe shkatërrues”

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur “për keqardhje dhe shkatërrues”, kërkesën e Listës Serbe për bojkotim të votimeve në veri për shkarkimin ose jo të kryetarëve të katër komunave.

Rohde deklaroi se ende nuk është arritur situata kur të gjithë qytetarët të ndihen të përfaqësuar nga kryetarët e katër komunave veriore.

“Megjithatë, në të njëjtën kohë, qeveria kosovare ka bërë pjesën e saj, duke paraqitur një proces që mund të kishte çuar në më shumë përfaqësim nëse do të përdorej nga votuesit”, tha Rohde.

Diplomati gjerman theksoi se “ata që bënë thirrje për bojkot morën pikërisht atë që kërkuan”.

“Bojkoti i kërkuar nga aktorët politikë si Lista Srpska është, siç e kam thënë më parë, për keqardhje dhe shkatërrues kur bëhet fjalë për kulturën demokratike, zgjidhjen e problemeve dhe kujdesin për jetën e përditshme aktuale të qytetarëve”, tha ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një përgjigje për Klankosova.

Të dielen e 21 prillit, në katër komunat veriore Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok u votua për largimin ose jo të kryetarëve.

Qytetarët serbë patën mundësi të shprehin mendimin e tyre lidhur me vazhdimin ose ndërprerjen e mandatit të kryetarëve aktualë.

Por, ky proces dështoi, pasi që në këtë iniciativë votuan vetëm 253 qytetarë.

Për të kaluar kjo iniciativë ishte dashur të votonin 50+1% e qytetarëve me të drejtë vote.

Lidhur me procesin reagim ka pasur edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në përgjigje për Klankosova.tv shprehet keqardhje për rezultatin zgjedhor duke theksuar mosshfrytëzimin e të drejtës së votës nga ana e qytetarëve atje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *