Është publikuar një raport për pesë aplikacione keqdashëse, që janë mjaft të njohura në vendet evropiane.
Këto aplikacione u shkarkuan qindra mijëra herë dhe përmbanin trojanin bankar “Anatsa”.
Ato u zbuluan nga kompania ThreatFabric, e cila i tha Bleeping Computer për cilat aplikacione bëhet fjalë, transmeton Telegrafi.
Përdoruesit më të synuar janë në Britaninë e Madhe, Republikën Çeke, Gjermani, Sllovaki, Slloveni dhe Spanjë.
Në fillim u shënjestruan vetëm përdoruesit e Samsung-ut, por më vonë u vunë në shënjestër edhe të tjerë.
Këto janë aplikacionet:
Phone Cleaner – File Explorer
PDF Viewer – File Explorer
PDF Reader – Viewer & Editor
Phone Cleaner: File Explorer
PDF Reader: File Manager
Aplikacionet e rreme ishin maskuar si leximi i skedarëve PDF ose pastrimi i telefonit, dhe ishin krijuar për të arritur në listat kryesore të programeve të reja falas, gjë që do të rriste shanset e tyre për të arritur më shumë përdorues.