Tragjedia në Brezovicë: Skijatorja që vdiq ishte 15-vjeçare e nacionalitetit serb

Një 15 vjeçare me inicialet M.B është aksidentuar për vdekje sot në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00. Viktima ndihmën e parë e mori në Shtërpcë, pastaj me autoambulancë u dërgua për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në spitalin e Mitrovicës. Por, nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve të marra.

Viktima është e nacionalitetit serb.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Rreth orës 17:50 policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës”, tha Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *