Nehat Zhitia, nga shoqata e familjeve të daluara nga lufta ka thënë se kjo shoqatë e kundërshton Asociacionin.
“Shoqata jonë e kundërshton Acociacionin sepse Serbia na ka borgj që ka dëbuar shumë shqiptar. Në emër të shoqatës kerkoj nga ShBA, Bashkimi Evropian të i shtohet presioni ndaj Serbisë”, ka thënë ai.
Zhitia ka kërkuar nga pala amerikane që mos t’a ledhatoj Serbinë.
“Unë kërkoj që pala Amerikane të mos e ledhatoj Serbinë por të e ndihmoj aleatin e saj Kosovën, sepse Serbia është e keqja e saj”, ka thënë Zhitia.
Ai ka kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të vazhdoj ti mbaj qëndrimet e tij kundër Zajednicës.