Tre aplikacione për tërmetet

Në vazhdën e tërmeteve shkatërruese që kanë goditur dhe shkatërruar kryesisht qytetet turke dhe siriane, ne ju sjellim detaje të disa aplikacioneve që ofrojnë alarme për tërmetet.

Ndërsa Android ka një shërbim të dedikuar për tërmetet, iPhone dhe iOS mbështeten në shërbimet lokale dhe ofrojnë një opsion rikujtues digjital të lidhur drejtpërdrejt me shoqatën shtetërore sizmologjike.

Këto janë ndoshta tre aplikacionet më të mira për këto dhe sinjalizime të ngjashme.

LastQuake

LastQuake, për iPhone është një aplikacion falas. Ky mjet zyrtar i Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) është projektuar nga sizmologë.

LastQuake, përveç informacionit në kohë reale, ofron qasje në komente, foto dhe video të dëshmitarëve, ofron mundësinë e shkëmbimit të informacionit përmes rrjeteve sociale, shërbime SMS që mund të njoftojnë të dashurit, si dhe këshilla se si të sillen pas një tërmeti.

Earthquake Network

Earthquake Network është një aplikacion gjithëpërfshirës për tërmetet dhe për shumë vende është i vetmi sistem paralajmërimi.

Ky aplikacion ofron njoftime në kohë reale nëse jetoni pranë epiqendrës, sinjalizime sekonda para një tërmeti nëse jetoni larg nga epiqendra dhe të gjitha veçoritë e tjera që prisni.

My Earthquake Alerts

My Earthquake Alerts ofron informacion rreth tërmeteve dhe ajo që e veçon atë, përveç dizajnit të thjeshtë të optimizuar për iPhone, është se ka një bazë të dhënash të tërmeteve që nga vitet 1970.

Ky, si dhe të gjitha aplikacionet e tjera të këtij lloji, janë gjithashtu falas për t’u përdorur.

Kur bëhet fjalë për Android, kjo platformë ka një sistem inovativ që ka hyrë në përdorim që në vitin 2020. Sistemi i Google, i quajtur ShakeAlert, u krijua në bashkëpunim me Shërbimin Gjeologjik të SHBA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *